Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–prill 2026 janë regjistruar 4,699 biznese të reja në Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, ndërsa 477 biznese janë shuar.
Sipas të dhënave zyrtare, shumicën e bizneseve të reja e përbëjnë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, me gjithsej 3,561 të tilla, ndërsa 1,119 janë biznese individuale. Po ashtu janë regjistruar edhe 12 degë të shoqërive të huaja, 6 shoqëri aksionare dhe 1 zyrë përfaqësuese e huaj.
Në të njëjtën periudhë, nga bizneset e shuara, 371 janë biznese individuale dhe 99 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
MINT ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit privat dhe në përmirësimin e shërbimeve për bizneset, duke garantuar “cilësi, shpejtësi dhe përkushtim në çdo shërbim”.



Të tjera
Brazili merr vendim për Ancelottin
Presidenti Begaj kalon nëpër Kosovë, policia njofton për kufizime në trafik
Këto ushqime duhet t’i hani në mëngjes