Gjykata e Lartë amerikane ka vendosur këtë të premte që Administrata Trump mund të revokojë përkohësisht statusin ligjor të mbi 500 mijë emigrantëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas BBC-së, ky vendim pezullon një urdhër të mëparshëm të një gjykatësi federal që ndalonte administratën nga mbyllja e programit të imigracionit të quajtur “Parole”, program ky i krijuar nga ish-presidenti Joe Biden.
“Parole” mbronte emigrantët që largoheshin nga kriza ekonomike dhe politike në vendet e tyre të origjinës, ndërsa urdhri i ri nënkupton se rreth 530 mijë emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela janë në rrezik të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Klankosova.tv.
Ky vendim vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë më parë këtë muaj që lejoi zyrtarët e Trumpit të revokojnë Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm, një program i veçantë për rreth 350 mijë emigrantë venezuelanë që jetojnë dhe punojnë në SHBA.



Të tjera
Mësoni arsyet pse duhet konsumuar një gotë ujë çdo mëngjes
Pse duhet t’i ndërroni këpucët çdo ditë?
9 arsye përse ju bën mirë të ecni në plazh, përfitimet shëndetësore