Qendërmbrojtësi i Napolit dhe Kosovës, Amir Rrahmani pritet që të vazhdojë kontratën me klubin italian.
Sipas raportimit nga “CalcioNapoli24”, detajet e fundit ekonomike të kontratës janë duke u analizuar.
Në këtë raportim thuhet tutje se kontrata e Rrahmanit do të zgjatet deri më qershor të vitit 2029.
“Një kontratë afatgjate për mbrojtësin, që e konsideron Napolin si shtëpinë e tij”, shkruan mediumi në fjalë.
Amir Rrahmani është pjesë e Napolit që nga viti 2020, ku kaloi nga Verona për 14 milionë euro.
Me Napolin, kapiteni dardan fitoi dy herë Serie A.



Të tjera
Pas rikthimit të Neymarit, shumë fëmijë në Brazil kanë marrë emrin e tij
Migrena mund t’ua shkaktojë një problem më të madh shëndetësor grave
Aktivisti Alket Veliu i përgjigjet Antonis Bezas: Historia nuk shkruhet nga politikanët, por nga historianët