Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 9 korrik 2024 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Në njoftim thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.



Të tjera
“Ata që sot sulmojnë një ish-ushtar”, Alban Krasniqi: Janë në anën e atyre që Fatmir Sheholli e bënë veteran të UÇK-së
10 ushqime që luftojnë diabetin
Kush është lojtari më i mirë i Zvicrës, sipas Xhakës