Pelegrinazhi vjetor i Haxhit , një nga Pesë Shtyllat e Islamit, filloi zyrtarisht të hënën.
Më shumë se 1.5 milion pelegrinë kanë mbërritur në Arabinë Saudite nga jashtë vendit, tha të premten Saleh bin Saad Al-Murabba, komandant i forcave të pasaportave të Haxhit.
Pelegrina egjiptiane Samya Abdul Moneim tha se ishte mirënjohëse ndaj Zotit që ia doli të shkonte në Haxh, gjë që kërkohet një herë në jetë nga çdo mysliman që ka mundësi financiare dhe është fizikisht i aftë ta bëjë.
“Jam në një gjendje bekimi dhe lumturie”, tha ajo në Mekë të dielën, shkruan Associated Press.
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme, me të vërtetë. Dua të them, falë Zotit, jam në një gjendje bekimi”.
Për pelegrinët, Haxhi mund të jetë një përvojë shpirtërore thellësisht prekëse dhe një shans për të kërkuar faljen e Zotit dhe fshirjen e mëkateve të kaluara.
Pelegrinët kryejnë ritualet e Haxhit gjatë disa ditëve.
Shumë veta kalojnë vite duke shpresuar dhe duke u lutur që një ditë të kryejnë haxhin ose duke kursyer para dhe duke pritur një leje për të nisur udhëtimin.
Haxhi bashkon një numër të madh myslimanësh të racave, etnive, gjuhëve dhe klasave ekonomike të ndryshme, duke krijuar një ndjenjë uniteti për shumë njerëz.



Të tjera
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në Athinë
Foda publikon listën për dy miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorrës, risi dhe emra të rinjë
Lëndimi i Messit e shqetëson Argjentinën, mësohet se a do të luajë në Botëror