Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e 102-vjetorit të Ditës Shtetërore, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës.
Në urimin e tij, Mehaj i ka përcjellë “ndjenjat më të sinqerta të respektit dhe miqësisë” presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe popullit turk, duke theksuar se Turqia ka qenë gjithmonë një aleate e qëndrueshme e Kosovës, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Republika e Turqisë ka qenë dhe mbetet një nga shtetet më të rëndësishme mike të Kosovës, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e Ushtris sonë. Uroj që marrëdhëniet mes dy vendeve tona të thellohen edhe më tej, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ushtarak”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Sipas tij, në kohën kur Turqia u godit nga tërmeti shkatërrues, “Ne, Kosova reagoi menjëherë, duke dërguar njësi të specializuara për kërkim-shpëtim te paret ne Europe. ashtu siç i takon një aleati të vërtetë që i del në ndihmë aleatit të tij”.



Të tjera
13 mënyrat si ai ju thotë të dua, pa zë
Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës
Gjilan, mbahet dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029