Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në 50-vjetorin e themelimit të klubit “Drini i Bardhë”, sot në Gjonaj kanë përuruar stadiumin e ri të futbollit.
Krasniqi e ka cilësuar këtë si një hap historik për sportin, rininë dhe komunitetin e Prizrenit, duke thënë se me Shaqën, Prizreni ecën përpara.
“Stadiumi do t’i japë klubit hasjan dhe të rinjve të kësaj ane mundësinë të zhvillojnë ndeshje vendëse në kushte moderne, me dinjitet dhe me perspektivë të re për sportin lokal. Ky investim është një dëshmi konkrete e vizionit dhe përkushtimit të Kryetarit Shaqir Totaj për të sjellë zhvillim në çdo fushë, nga infrastruktura, te sporti e rinia. Dhe ky është modeli i qeverisjes që duhet të vazhdojë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.



Të tjera
Paga minimale 500 euro, Haxhiu: Çdo rritje që përmirëson jetën e punëtorëve është një zhvillim i mirëpritur
Këta janë të arrestuarit: Skema e rëndë e mashtrimit me derivate që çoi në pranga grupin kriminal
Man Utd e bën ylllin e Botërorit objektivin e tyre kryesor të verës