Kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se janë marrë vesh me kryeminsitrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski për gjuhën shqipe.
Siç thotë Mexhiti çështja e gjuhës shqipe do të rregullohet për 3 muaj.
“Ashtu siç i kemi zgjidhur këto dikastere, do të vazhdojmë me provimin e jurisprudencës që është kërkesë e studentëve, por jo vetëm te jurisprudenca, ne kemi rënë dakord që ligji i gjuhëve të zbatohet edhe në fusha tjera ku ka të bëjë me provime profesionale apo me licenca që duhet të merren. Nuk kemi kërkuar jemi marrë vesh, jemi dakorduar, është deklaratë e përbashkët e kryeministrit dhe dy partnerëve qeverisës VMRO dhe VLEN. Le të jetë një afat tre mujor sepse ka procedurë duhet të bëhet propozim ndryshim të ligjit, duhet të kaloi në Qeveri duhet të kaloi në Parlament”, u shpreh kryetari i VLEN-it Izet Mexhiti për Euronews.
Ndërkohë, protesta e studentëve veçse ka nisur. Protesta nisi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe me thirrjet “UÇK”, ndërsa protestuesit nisën marshimin në mënyrë të organizuar.
Studentët po protestojnë për të kërkuar lejimin e mbajtjes së provimit edhe në gjuhën shqipe, pasi ajo gëzon status zyrtar në vend.
Organizatorët kanë paralajmëruar për pjesëmarrje masive, duke theksuar se mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale është çështje dinjiteti dhe barazie.



Të tjera
Mevlan Ademi: Policia ka ndaluar studentët nga Tirana dhe i kontrollon një nga një, nisja e protestës po vonohet
“Biserko alarmon: Vuçiq po e përdor ‘botën serbe’ për ta destabilizuar rajonin”
Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës