Mexhiti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka orientim evropian

Mexhiti: K@zinotë po mbyllen, radhën e kanë kreditë e shpejta

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka përshëndetur miratimin e Ligjit të ri për Lojërat e Fatit, duke e cilësuar atë si një hap drejt mbrojtjes së familjeve nga pasojat e bixhozit.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Mexhiti tha se me këtë ligj po nis “lufta ligjore kundër bixhozit dhe kumarit”, ndërsa paralajmëroi edhe masa për rregullimin e çështjes së kredive të shpejta.

“Po vendosim 500 metra distancë nga shkollat, po ndalojmë reklamat e bixhozit dhe po sjellim rregulla më të forta për mbrojtjen e familjeve”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se për vite me radhë është folur dhe protestuar kundër lojërave të fatit, ndërsa kazinotë, sipas tij, vetëm janë shtuar.

“Sot, pa protestë dhe pa zhurmë, po japim zgjidhje ligjore, sepse kur japim zotim para qytetarëve, nuk bëjmë propagandë, por e bëjmë realitet. Kazinotë po mbyllen, radhën e kanë kreditë e shpejta”, u shpreh Mexhiti.