Mikel Arteta zbulon si reaguan lojtarët anglezë të Arsenalit ndaj emërimit të Tuchel në krye të kombëtares

Mikel Arteta ka zbuluar se cili ishte reagimi i lojtarëve anglezë të Arsenalit pas emërimit të Thomas Tuchel në stolin e ‘Tre Luanëve’.

Tuchel u emërua përzgjedhës i Anglisë rol të cilin zyrtarisht do ta nis nga 1 janari i vitit 2025, pasi ka nënshkruar një kontratë 18-muajshe.

Ai u prezantua në ‘Wembley Stadium’ të mërkurën aty ku iu shtrua pyetja se a do ta këndonte himnin ‘God Save The King’.

Kontigjenti i lojtarëve të Arsenalit që do të marrin pjesë në grumbullimin e Tuchel përfshin dyshen Declan Rice dhe Bukayo Saka.

Sipas Artetas, dyshja e ‘Topçinjve’ janë të emocionuar për idenë e të luajturit nën urdhrat e 51-vjeçarit.

“Ata do të mësojnë shumë. Unë mendoj se është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë, sipas mendimit tim, pa asnjë dyshim”.

Arteta gjithashtu u pyet nëse trajnerët e kombëtareve duhet t’i përkasin të njëjtës kombësi pasi Tuchel është bërë trajneri i tretë i huaj në histori të Anglisë dhe i pari gjerman.

“I kuptoj mendimet dhe ndjenjat, natyrisht, por kjo është përgjegjësi e Federatës për të thënë, ‘ filtri ynë i parë është vetëm trajnerë anglezë ose filtri është një trajner nga cilido shtet dhe ne do të zgjedhim më të mirin’”, është shprehur spanjolli.