Avokati Arianit Koci, gjendet në Serbi siç tha ai për ta realizuar misionin e tij, për ta tërhequr kufomën e Faton Hajrizit, i cili dyshohet se u vra nga policia serbe në Loznicë të premten e kaluar.
Koci bëri të ditur se ka arritur ta lokalizojë vendin ku dyshohet se po mbahet trupi i Hajrizit.
Ndërkaq miku i Fatonit, Erkin Morina, tha në Kosova Today se derisa akoma nuk e kanë identifikuar trupin e Hajrizit, ai mund të jetë gjallë.
Morina shprehu shqetësimin e tij se miku i tij mund të kapet i gjallë dhe të ekzekutohet.
“Besoj që Fatoni ende është gjallë dhe është frika më e madhe që ai mund të gjendet dhe të ekzekutohet dhe më pas skenarin e tyre ta bëjnë realitet”, tha ai.
Ai thekson se Serbia ka interes që Faton Hajrizin, ta shpallë “terrorist”.



Të tjera
39 vjeç, mosha kur partneri ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë
Mjekja e Jolies tregon si të mposhtet kanceri
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes