Milani po kërkon të përforcohet në mesfushë për sezonin e ri dhe tanimë kanë gjetur mesfushorin ideal.
Me marrjen e drejtimit të klubit nga trajneri portugez Paulo Fonseca, Rossonerët janë duke punuar për të ndërtuar një skuadër të fuqishme për sezonin e ri.
25-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Monacos dhe trajneri Fonseca e njeh shumë mirë duke dashur me çdo kusht ta ketë nën urdhrat e tij.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Milani tanimë është në bisedime të avancuara me Monacon për transferimin e Fofanas në San Siro.

Duke parë se lojtari ka kontratë vetëm deri në vitin 2025 me Monacon, Milani po tenton ta bind klubin francez me një ofertë prej 25 milionë eurove për reprezentuesin e Francës.
Fofana ka zhvilluar 35 ndeshje këtë edicion me fanellën e Monacos ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në katër të tjerë, derisa pas tij janë edhe Man Utd, Arsenal, Roma dhe Atletico Madrid.



Të tjera
97 të vd*ekur nga ak*sidentet rrugore në Kosovë gjatë vitit 2025
KQZ me sqarim për numërimin në Mitrovicë:Gabimi teknik s’ndikon në zgjedhje
7 ushqime që ndihmojnë kur jeni sëmurë