Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili ndodhet sot në Moskë, do të udhëtojë për në Kiev javën e ardhshme, njofton ministria e Jashtme e Turqisë.
Turqia po përpiqet të ketë kontakte të mira me kryeqytetet e të dy vendeve dhe ka qenë mikpritëse e bisedimeve të mëparshme të mbajtura midis një delegacioni rus dhe një ukrainas në Stamboll, njoftojnë mediet e huaja.
E vetmja gjë konkrete në bisedime ishte shkëmbimi i 1.000 të burgosurve të luftës nga secila palë, të cilëve iu lejua të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës.



Të tjera
Zgjedhjet më 7 qershor, reagon DASH-i
Rukola, bima që pastron dhe pasuron organizmin
Të shtëna me ar*më zj@rri, lëndohet një person në Gjakovë