​MINT ndan pesë milionë euro për përkrahjen e NMVM-ve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), fton Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) të aplikojnë përmes platformës E-Kosova, për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese, në vlerë prej pesë milionë euro.

Në një konferencë për media, ministrja e Industrisë në detyrë, Rozeta Hajdari tha se qëllimi i skemës së grantit për blerjen e makinerive është që t’i ndihmojë NMVM-të, që të kontribuojnë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmes zgjerimit të kapaciteteve të tyre.

Hajdari: Të kontribuojnë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit përmes zgjerimit të kapaciteteve të tyre

“Qëllimi i skemës së grantit për blerjen e makinerive, është që të ndihmojmë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që të kontribuojnë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit përmes zgjerimit të kapaciteteve të tyre, rritjes së pjesëmarrjes se produkteve në tregun vendorë dhe rritjes së eksportit dhe kështu duke integruar gradualisht prodhuesit vendorë në zinxhirin global, me rezultat me përmirësimin e bilancit tregtar. Synojmë të nxisim rritjen e punësimit të denjë si dhe të inkurajojmë bizneset që të kontribuojnë dhe të përfitojnë përmes ekonomisë qarkore ose ekonomisë së gjelbër”, tha Hajdari.

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari ka treguar se si ndahet ka treguar rreth tre kategorive që ndahet ky grant.

 

Hajdari, ka theksuar se në vitin 2021 vlera e këtij granti ishte 500 mijë euro, ndërsa sot 5 milionë euro.