Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë realizuar fotografinë e përbashkët me presidentin e ShBA-së, Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump.
Begaj ka shkruar në Facebook se miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.
Ai dje është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka thënë se biseda u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut./teve1.info/



Të tjera
Si të hiqni dorë nga një marrëdhënie që ju streson?
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë çelës për zhvillim ekonomik
Abdixhiku e Osmani bashkë në Obiliq: Nisin takimet me qytetarët