Luka Modric luajti shkëlqyeshëm për Kroacinë në ndeshjen e dytë në Euro 2024, por loja e shkëlqyer e kapitenit nuk mjaftoi për më shumë se një barazim 2-2 ndaj Shqipërisë, e cila barazoi në minutën shtesë.
Pas debaklit ndaj Spanjës, ku humbën 0-3 dhe vetëm një pikë me Shqipërinë, Kroacia ndodhet në një situatë shumë të vështirë para xhiros së fundit. Ata duhet të mundin Italinë të hënën, por edhe nëse e bëjnë, nuk janë të sigurt për të kaluar në fazën tjetër.
Modric iu përgjigj gazetarëve kroatë, por pas një pyetjeje të një gazetari në spanjisht, ai u zemërua dhe në mënyrë demonstrative u largua nga zona miks.
“Hajde të shkojmë”, ishte përgjigja në kroatisht e Modricit, i cili falënderoi gazetarët për pyetjet e tyre dhe u largua.
Mediat spanjolle dhe kroate tashmë kanë zbuluar arsyen e zemërimit dhe largimit të Modricit.
“Gazetari e pyeti Modricin nëse në ndeshjen vendimtare ndaj Italisë, Kroacia do të luaj me lojtar më të rinj apo më të vjetër madh”, thonë mediat spanjolle.
Të tjera
Kievi dhe Uashingtoni marrëveshje për dronët
Standardet e njëjta duhet të vlejnë për të gjitha pakicat, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë
Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së