“Mos ia dëshironi vdekjen se ai…”, profesori ironizon dhe ‘lutet’ pas operimit të Edi Ramës: Vuçiqi pastaj…

Kreu i qeverisë e kaloi natën e së enjtes në QSUT dhe u largua nga spitali mëngjesin e së premtes (4 Tetor).

Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në sqarimin e zyrës së shtypit të kryeministrisë thuhet se ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Ndërhyrja zgjati rreth 2 orë. Në një prononcim për median mjeku u shpreh se gjendja e kryeministrit është stabël, por sonte do të duhet ta kalojë natën në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”.

“Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël. Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore. Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh kirurgu Arben Gjata.

Kryeministri Rama kaloi natën në mjediset spitalore të QSUNT. Ekipi mjekësor, nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata, kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Zoti Rama e kishte paralajmëruar më herët se do të kryente ndërhyrje, kur mori pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda QSUT-së.

“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij”, deklaroi aso kohe Rama.

Ndërsa, profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka ironizuar me gjendjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke kërkuar mëshirë dhe mos të luten për vdekjen e tij.

Sipas tij, Rama ka ende plane për Kosovën dhe për “narko- mafinë shqiptare”.

“Të keni mëshirë, mos ia dëshironi vdekjen sepse ai i duhet narko-mafisë shqiptare, por edhe “vëllait” të tij Vuçiqit për planet e tij për Kosovën.

Siç lajmërohet për Ramën në spital, duhet të kërkojmë nga opozita të kenë mëshirë për gjendjen e tij dhe të mos ia dëshirojnë vdekjen, sepse Edi Rama është “gjaku dhe oksigjeni” i Shqipërisë, sepse pa Ramën nuk ka kush që më “mirë dhe dinjitetshëm” të udhëheq Shqipërinë. Derisa ju të opozitës që 10 vjet i drejtoni shigjetat njëri- tjetrit duke luftuar jo kundër qeverisë së Edi Ramës, por për bajraktarizëm se kush duhet të dalë i pari në PDSH, kur dikush e mbante vulën, dikush noterin etj., nga ana tjetër krahas këtyre turbulencave politike Edi Rama udhëheqte Shqipërinë pa pengesa”, ka thënë Maxharraj.

Ai ka kërkuar që mos t’i dëshirohet vdekja Edi Ramës.

“Pra, lutuni për shërimin e Edi Ramës, mos ia dëshironi vdekjen, sepse ende pa vdekur ai nuk i ka realizuar planet e tij të narko- maifsë, keni mëshirë, sepse juve të opozitës do të ju duhet edhe për disa vite që të merreni vesh mes veti për të ardhur në pushtet. Mos ia dëshironi vdekjen Edi Ramës edhe për hir të “vëllait” të tij Aleksandër Vuçiq, e ogurzeza për dhe rreth Kosovës”, ka vazhduar profesori.

Tutje, ai ironizon edhe më tej duke bërë ‘parashikim’ se kush do të mbante zi.

“Lutuni për shërimin e Ramës në të kundërtën mos të detyrohet që “vëllai” i tij Vuçiq të shpallë tri ditë zie në Serbi. Në Kosovë besoj që nuk do të ketë ditë zie për shkak të raporteve “vëllazërore” të tij me Serbinë, duke anashkaluar Kosovën. Por, është e mundur që edhe në Kosovë të valojë flamuri në gjysmë shtizë vetëm para selisë së PDK-së dhe LDK-së. Pra, keni mëshirë lutuni për shëndetin e Edi Ramës, sepse ky ende ka plane të pa realizuara të narko-mafisë si dhe ato tjera në bashkëpunim me “vëllain” e tij Vuçiq që t’i çojë deri në fund planet e tij për dhe rreth Kosovës”, ka përfunduar Maxharraj.