Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se nuk sheh ndonjë rrezikim serioz nga kundërshtarët e tij në garën për kryetar të kësaj komune.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, ai kritikoi kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendin, duke e akuzuar se po tenton të përdorë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si garanci për fitore.
“Njeriu që nuk di të vlerësojë punën e tjetrit, nuk di as vetë të punojë. Për të ditur të punosh, duhet të dish të vlerësosh punën e dikujt tjetër. Disa nuk e vlerësojnë nga inati, të tjerë nuk e kuptojnë punën që është bërë”, tha Muhaxheri.
Ai shtoi se është qesharake që kryeministri të përfshihet në fushatë për të garantuar fitoren e një kandidati që, sipas tij, nuk ka bërë asgjë për Pejën. “Pas pesë vjetësh u kujtuan për rrugën Pejë–Kuqishtë–Çakorr dhe për hapjen e kufirit në Çakorr. Kandidati nuk ka bërë asnjë punë konkrete për komunën”, theksoi ai.



Të tjera
Si ta qetësoni bebin tuaj me vetëm 3 lëvizje
Shtyrja e aktgjykimit në Hagë, OVL e UÇK-së: E padrejtë, rezistenca jonë do të zhvendoset në rrugë
Tirana rrezikon të mos jetë nikoqire e samitit të radhës të NATO-s