Dje kanë përfunduar zgjedhjet lokale dhe sipas rezultateve preliminare, kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka marrë 46.11% të votave, duke mos arritur për një përqindje të vogël të fitojë pa balotazh.
Në një prononcim, Muhaxheri ka thënë se është i kënaqur me rezultatin dhe ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.
“E falënderojmë çdo qytetar për mbështetjen që na ka dhënë. Jemi të kënaqur me rezultatin, edhe pse ka mundur të jetë edhe 3% më i mirë, por çka me bë tash,” ka deklaruar ai.
I pyetur se me cilën parti do të bënte koalicion para balotazhit ai tha se do të fokusohet më shumë me bashkëpunimin me qytetarët se sa aleancat politike.



Të tjera
Harresa është shenjë inteligjence, thotë studimi i ri
“Termokos” shpenzon mbi 38 mijë euro për marketing, përfitues 4 portale brenda një viti
Qëndrimi i tepruar në ekrane dëmton aftësitë kognitive të fëmijëve