Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit, dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Osmani, në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit, dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se përkulemi me nderimin më të lartë para sakrificës që u bë themel i lirisë sonë.
“Ata ranë për t’u ngritur në përjetësi, duke u shndërruar në kushtrim të lirisë. Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën. Gjakut të tyre i detyrohemi ne dhe flamuri i Republikës së Kosovës, i cili sot valon i lirë. Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së!”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
Si të përgatisni xhem me dredhëza në shtëpi?
Arsyet pse shumë lehtë ju bëhen njollat e zeza në lëkurë
Këshillat e OBSh-së si të kujdesemi për dietën gjatë festave të fundvitit