Myrto Uzuni është rikthyer protagonist me skuadrën spanjolle Granada në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga 2.
Granada para adhuruesve të vet priti Tenerifen, derisa ka arritur fitore të thellë me rezultat 4-0.
Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në këtë sfidë duke shënuar dy gola të rëndësishëm për fitoren e skuadrës së tij.
Por festa e fierakut nuk ka qenë ajo e duhura, pasi ai ka ngatërruar logon e klubit me atë të prodhuesit të veshmbathjeve ‘Adidas’.
Qëllimi ishte ta puthte logon e klubit, por Uzuni e bëri të kundërten duke u puthur logon e prodhuesit të fanellave.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë