Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se ky subjekt politik pret nga dy subjektet opozitare, PDK dhe LDK edhe sonte që t’i japin propozimet konkrete karshi ofertës së tyre për presidentin konsensual.
Nagavci në një postim në Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dje e bëri edhe një hap tutje për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në zgjidhjen e presidentit, duke hequr dorë nga kjo pozitë dhe duke ftuar dy partitë më të mëdha opozitare që të vijnë me 3 propozime të kandidaturave unifikuese jashtë skenës politike, me integritet e kontribut të dëshmuar.
Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave”, ka shkruar Nagavci.



Të tjera
Afati kushtetues drejt fundit, ende s’ka emër konsensual për presidentin
BE shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka ndjekur ende përgjegjësit e sulmit në Banjskë
10 gjërat ku meshkujt janë më të mirë se femrat