NATO ka deklaruar se do të forcojë mbrojtjen e saj ndaj të gjitha kërcënimeve, pas incidentit ku një dron rus goditi një ndërtesë banimi në Rumani.
Ngjarja ndodhi gjatë një sulmi ajror të natës në Ukrainë dhe aleanca e ka dënuar atë që e ka cilësuar si “pakujdesi” nga ana e Rusisë.
“Do të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen tonë kundër të gjitha kërcënimeve, përfshirë dronët,” ka thënë një zëdhënës i NATO-s, shkruan SkyNews, përcjell Klankosova.tv.
Rumania është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndërsa në raste të tilla zbatohet parimi i mbrojtjes kolektive sipas Nenit 5, i cili e konsideron një sulm ndaj një anëtari si sulm ndaj të gjithëve.
Megjithatë, aktivizimi i Nenit 5 nuk nënkupton automatikisht ndërhyrje ushtarake, pasi çdo vend anëtar vendos vetë për formën e ndihmës që jep.
Ky nen është aktivizuar vetëm një herë në histori, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në ShBA.



Të tjera
Si ta bësh një mashkull tëndin përgjithmonë
Kurti: Punëtorët që humbin vendin e punës do të mbështeten nga shteti
Kurti shkruan në librin e zisë për Hafiz Gagicën: Figurë e rrallë e mërgatës shqiptare