Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Merdare, pas dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit rutinë.
Sipas raportit policor, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një sprej, një mjet piroteknik dhe një emblemë me mbishkrimin rus.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës dhe është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një sprej një mjet piroteknik dhe një emblemë me mbishkrimin rus. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i refuzohet hyrja ne RKS dhe personi lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.



Të tjera
Mungesa e vitaminës D mund të dallohet nga nuhatja dhe shija
Sa sheqer mund të konsumoni në ditë?
Shenjat se miku juaj është i “rrejshëm”