Seanca e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e vëllezërve Blerim dhe Haxhi Islamaj, është ndërprerë.
Avokati Ndrecë Dodaj, tha se seanca është hapur dhe është lexuar aktakuza, por nuk ka vazhduar për shkak të ndërrimit të përfaqësuesit të palës së dëmtuar.
“Sot është mbajtur seanca dhe është lexuar aktakuza, mirëpo nuk ka vazhduar më tej, pasi përfaqësuesi i palës së dëmtuar është ndërruar dje dhe autorizimi i tij nuk është bërë me kohë, andaj seanca nuk ka mundur të vazhdojë”, tha Dodaj.
Sipas tij, procesi pritet të vazhdojë në fund të muajit nëntor ose në fillim të dhjetorit.



Të tjera
Vala e të nxehtit “pushton” Kosovën, të hënën temperaturat deri në 38 gradë
Momenti kur boksieri shqiptar e nokauton serbin në raundin e dytë
Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit