Për “Javën e Krenarisë” që po mbahet në Prishtinë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është ndriçuar me flamurin e komunitetit LGBTQI+.
Përmes një postimi në rrjetin social, “X”, ambasada amerikane ka shkruar se ndërtesa e tyre ka shkëlqyer nga krenaria.
“Ambasada jonë po shkëlqen nga krenaria. Ne e ndriçuam ndërtesën tonë teksa shënuam Javën e Krenarisë mbrëmë në Prishtinë. Ne qëndrojmë me komunitetin LGBTQI+ në mbështetje të dashurisë, diversitetit dhe barazisë për të gjithë”, thuhet në postimin e ambasadës.
Të shtunën në Prishtinë dhjetëra persona marshuan në shënimin e Paradës së tetë të Krenarisë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTQI+.




Të tjera
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Osmani: Rugova bëri bashkë popullin rreth kauzës për liri e pavarësi
8 problemet shëndetësore që shfaqin simptomat e tyre në sy