Gabimet Q Euml Ju D Euml Mtojn Euml Sh Euml Ndetin Gjat Euml Dimrit Hd 780x439

Ndihmës trajneri i Gjermanisë njësoj si Mourinho, i futet në dhomën e zhveshjes gjyqtarit Anthony Taylor për t’ia thënë të gjitha në fytyrë

Çerekfinalja mes Spanjës dhe Gjermanisë ka qenë fantastike, ku u zhvilluar 120 minuta dhe në fund spanjollët triumfuan me rezultat 2-1.

Megjithatë njeriu më i diskutuar në këtë super sfidë ka qenë gjyqtari anglez Anthony Taylor i cili bëri disa gabime sipas analistëve të futbollit.

Taylor i mohoi Gjermanisë një penallti kur Marc Cucurella luajti me dorë dhe kjo ka tërbuar të gjithë në kampin gjerman.
Gazeta më e madhe gjermane Sport Bild ka publikuar prapaskenat pas përfundimit të ndeshjes, kur ndihmës trajneri i Julian Nagelsmann te Gjermania, Sandro Wagner e ka humbur durimin.
Ndihmës trajneri i Gjermanisë, Sandro Wagner i nervozuar me vendimin e Taylor për mos të dhënë penallti

Ish-sulmuesi gjerman tanimë pjesë e stafit te Kombëtarja e Gjermanisë është futur në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve pas ndeshjes.

Shumë dëshmitarë i kanë thënë Bild se Wagner është futur në dhomat e zhveshjes dhe me një nervozizëm të madh ka fyer shumë gjyqtarin anglez.

Atë që e bëri Wagner e kishte bërë dy vite më parë edhe Jose Mourinho me gjyqtarin anglez, pas ndeshjes finale mes Sevillës dhe Romës në Ligën e Evropës, me trajnerin portugez që e kishte fyer Taylorin në parkingun e stadiumit.

Taylor ishte gjyqtari kryesor dhe i kishte mohuar Romës një penallti të pastër në kohën shtesë, me Giallorosët që pastaj u mposhtën në penallti.

Gjithsesi ndihmës trajnerin gjerman e pret një dënim nga UEFA pas ofendimeve që i ka bërë gjyqtarit anglez.