Serbia po vazhdon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Kosovë, duke ushtruar ndikim politik mbi përfaqësuesit serbë.
Këtë herë, ndërhyrja e Beogradit ka rezultuar me tërheqjen nga gara zgjedhore të një kandidati serb vetëm pak ditë para votimit.
Bëhet fjalë për Sllagjan Nikolçeviqin nga Shtërpca, kandidat për deputet në listën e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, i cili u tërhoq nga gara katër ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Sinjalet për këtë zhvillim erdhën nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili publikisht u bëri thirrje serbëve në Kosovë të votojnë Listën Serbe, duke theksuar se përfaqësuesit serbë duhet të mbrojnë interesat e Beogradit./rtk



Të tjera
Çiklizmi dhe vrapimi në moshë të mesme ju mbron nga goditjet në tru
E reja nga Brazili lind binjakë me baballarë të ndryshëm
Vrítet një person në Ferizaj