Në Drenas, sot rivarrosen viktima e luftës – ishin pjesë e Listës për Persona të Zhdukur

Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore të zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz), familjet kanë vendosur që sot në Drenas, përkatësisht në Polluzhë dhe Shtuticë, të rivarrosen:  Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica.

Këta viktima ishin në Listën e Personave të Zhdukur, bën me dije udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara.

“Me këtë rast, Komuna e Drenasit , në nderim të viktimave të luftës, Xhavit Maloku, Agim Syla, Besim Berisha, dhe Ramadan Hoxha (rivarrosur më 1 tetor 2024) e Gani Baleci (rivarrosur më 14 korrik 2024), organizon Mbledhje Përkujtimore, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës, për të vazhduar pastaj me ceremonitë e rivarrimit në Polluzhë (ora 14:00) dhe Shtuticë (ora 15:00), me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ministrisë së Mbrojtjes/Forcës së Sigurisë së Kosovës, Institutit për Mjekësinë Ligjore, Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova dhe Shoqatës së Familjeve ‘ For Neë Life Kosovo’”, thuhet në njoftimin e Garës.

“Lavdi e nderim, mirënjohje për guximin dhe sakrificën e trimave, dëshmorëve, të rënëve dhe gjithë viktimave të luftës, që janë shembulli frymëzues i guximit dhe vendosmërisë njerëzore”.