Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se krijimi i shumicës parlamentare është detyrë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo tha se partia e saj s’e ka për obligim të votojë kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por tha se meqë nuk ka shumicë parlamentare në Parlament, PDK ka dhënë opsionet e veta.
“Janë 40 emra që Kurti i ka në dispozicion. Ne s’kemi asnjë lloj obligimi që të votojmë. Shumica parlamentare është detyrë e Kurtit. Por meqë nuk ka shumicë, ne kemi dhënë opsionet tona, Kurti duhet të reflektojë”.
Për bllokadën në Kuvend, Çitaku shpesh ka akuzuar Kurtin se po e mban Kosovën peng./Express/



Të tjera
Sasia e ujit që duhet të pini në bazë të peshës
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët
Serbët e doʻgjën në lúftë, Kurti njofton marrëveshjen për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit