Në Klinikën e Hematologjisë të QKUK-së është trajtuar me sukses një rast i rrallë dhe kërcënues për jetën përmes ndërhyrjes jetike me procedurën e Plasmaferezës.
Pacienti, me iniciale S. S. (mashkull) 56-vjeçar me histori të gjatë të anemisë hemolitike jo autoimune dhe trombocitopenisë (numër i ulët i trombociteve), u diagnostikua me Trombocitopeni Trombocitike Purpurike (TTP) – një gjendje e rrallë me rrezik të lartë për jetën.
Falë diagnostikimit të shpejtë nga ekipi i Klinikës së Hematologjisë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të stafit mjekësor, mjek dhe infermier, procedura u realizua me sukses nga mjekët e repartit të Kujdesit Intenziv të Klinikës së Pediatrisë në bashkëpunim me ekipin mjekësor të Klinikës së Hematologjisë si dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Ky rast është një dëshmi e qartë se diagnostikimi i hershëm, aparaturat moderne dhe reagimi i koordinuar multidiciplinar janë thelbësore për të shpëtuar jetë, me ç’rast QKUK, respektivisht Klinika e Hematologjisë së QKUK-së, konsiderohet Qendër referente për trajtimin e sëmundjeve të rënda të gjakut.



Të tjera
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni
Efektet e kafesë, ndikon në mendime dhe sjellje