Më së shumti shi gjatë ditës dhe natës së kaluar në vend ka rënë në Tetovë, 53 litra për metër katror, pasuar nga Kodra e Diellit me 29 litra, Shkup-Zajçev Rid dhe Kriva Pallankë me 28, Shkup-Petrovec me 15, Mavrovë me nëntë litra, Kumanovë, Demir Kapi dhe Pozharanë me dy, Kavadar me një, tregojnë matjet e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në gjysmën e parë të natës moti, sidomos në pjesët veriore ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe me breshëri. Në gjysmën e dytë të natës moti ka qenë i qëndrueshëm, kështu që mëngjesin e sotëm kudo është me diell.
Pasdite pritet mot i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe me breshëri. Temperatura maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë, me indeks UV 8.
Të tjera
A ka pjesëtar të FSK-së që punon edhe taksistë, zv/ministri i Mbrojtjes: S’mund t’i përcjellim, ushtarët tanë paguhen mirë
Berisha: Me 7 euro nuk mbahet ushtari i FSK-së
Çka “po zihet” në FSK?