Në një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e privatësisë dhe etikës në komunikimin publik, pesë institucione kyçe në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale.
Marrëveshja është nënshkruar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Policia e Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK),Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Sipas njoftimit, palët janë zotuar të respektojnë Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të promovojnë balancën mes lirisë së shprehjes dhe të drejtës për privatësi.
Objektivat kryesore të marrëveshjes janë parandalimi i publikimit të paautorizuar të të dhënave personale në media dhe public, forcimi i rregullativës ligjore dhe akteve nënligjore për mbrojtjen e të dhënave, rritja e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve dhe gazetarëve për trajtimin e të dhënave personale dhe krijimi i një Grupi Koordinues të përbashkët për monitorimin dhe zbatimin e marrëveshjes
Tutje në njoftim theksohet se kjo iniciativë synon të garantojë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, ruajtjen e integritetit të proceseve hetimore dhe promovimin e gazetarisë profesionale në përputhje me standardet demokratike.



Të tjera
Luftoni ftohjen dhe kollën me këtë çaj magjik
Kur duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
Ushqimet që ju mbajnë të freskët gjatë verës