Janë bërë 9 vjet kur në Bruksel ishin nënshkruar marrëveshjet me Serbinë, si ajo për Asociacionin, Telekomin dhe lëvizjen e lirë, pra për hapjen e urës mbi Ibër. Analistët kosovarë vlerësojnë se hapja e urës duhet të bëhet por që ky akt të bëhet në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë.
Të dielën janë bërë fiks 9 vjet prej kur është nënshkruar marrëveshja për energjinë, Telekomin, themelimin e asociacionit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në urën mbi lumin Ibër.
Kur kanë kaluar 9 vjet prej se është hedhur firma mbi letër, kjo urë vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim të automjeteve.
Ndër vite, mbi këtë urë ishin vendosur pengesa nga më të ndryshmet.

9 vjet pas, mbi këtë urë janë rikthyer punimet. Kësaj radhe jo për të larguar pengesa, por për të bërë matje rreth qëndrueshmërisë së urës.
Raporti fillestar që u publikua dy javë më parë vlerësoi se ura mbi Ibër është e qëndrueshme, ndërkohë që ende nuk ka një datë kur kjo urë mund të hapet për qarkullim të automjeteve.
Për mundësinë e hapjes së urës kryeministri Kurti ditë më parë tha se nuk do t’i befasojnë aleatët ndërkombëtarë, megjithatë Kurti tha se kjo çështje nuk mund të zvarritet deri në pafundësi.
Të tjera
Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania
Arilena Ara ndez skenën e finales së Big Brother me një super performancë
Egli dhe Laerti largohen nga shtëpia e Big Brother VIP Albania