Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër duke filluar nga ora 10:00 për të vazhduar konstituimin e tij.
Seanca e nesërme ka vetëm një rend të ditës e që është zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.
Kujtojmë se të mërkurën Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e Kuvendit teksa në të thuhet se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.
Kësisoj Kushtetuesja ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi.




Të tjera
Deklarata e LDK-së: Rikonfirmohet mbështetja për Kryetarin e Kryesinë
Një muaj revoltë, nis protesta e 30-të kundër qeverisë Rama! Qytetarët thirrje kryeministrit: “Jep dorëheqjen!
Këto janë problemet që lufton uji