Të premten (nesër) në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, përcjell KosovaPost.
Seanca pritet të filloj nga ora 09:30 ku do të thuhet fjala përfundimtare.
Kështu ka bërë të ditur Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës.
“Neser ne ora 09:30 fillon seanca ne rastin e Liridones tone ku pritet te prezentohen fjalet perfundimtare. Kjo pritet te jete seanca e fundit dhe pastaj gjykata do te shpalle vendimin e saj. Shpresojme qe gjykata do te jepe denimin e merituar per te gjithë”, ka shkruar Leonard Ademaj në Facebook.



Të tjera
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës, sot priten fjalët hyrëse të palëve
Neymar mund të tërhiqet nga futbolli pas eliminimit të Brazilit