Pavarësisht dinamikës së lartë në jetën parlamentare, seancave të shpeshta dhe angazhimit në katër komisione të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, po vazhdon me intensitet punën në sferën akademike.
Në cilësinë e Shefit të Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, Haskuka ka kurorëzuar një tjetër projekt të rëndësishëm në shërbim të studentëve dhe komunitetit.
Përmes një njoftimi zyrtar, Departamenti i Psikologjisë ka bërë të ditur nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Rahovecit dhe Fakultetin Filozofik.
Ky hap vjen si pjesë e strategjisë për fuqizimin e përvojës praktike të studentëve, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes teorisë akademike dhe nevojave në terren.
Ky partneritet vlerësohet si një mundësi e artë për studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale brenda institucioneve arsimore lokale.
“Ne i gëzohemi këtyre bashkëpunimeve të shumta që po krijohen vazhdimisht, me synimin për të siguruar hapësira konkrete për studentët tanë që të kontribuojnë në komunitet dhe të zhvillojnë përvojë praktike, duke forcuar njëkohësisht lidhjen ndërmjet akademisë dhe komunitetit”, thuhet në njoftimin e Departamentit.
Marrëveshja me Rahovecin i shtohet listës së gjatë të bashkëpunimeve që ky departament ka realizuar me institucione qendrore dhe organizata të shoqërisë civile, duke synuar një zhvillim të mirëfilltë dhe mirëqenie shoqërore përmes përgatitjes së kuadrove të reja.




Të tjera
Sulm në darkën e Donald Trump, kujton rastin e Ronald Reagan
MINT publikon çmimet e reja të derivateve për sot dhe nesër
Barca shumë afër titullit të 29-të