Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim anëtarët e subjekteve politike, të cilët do të diskutojnë në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet parlamentare.
I pari që ka arritur në këtë takim është kryetari i PDK-së, Bedri Hamza si dhe deputetja e LDK-së, Jehona Lushtaku-Sadriu .
Një ditë më herët, Haxhiu është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar përgatitjet lidhur me procesin zgjedhor.
Pas këtij takimi, Radoniqi bëri të ditur se data 7 qershor shihet si opsioni më i përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se, sipas përcaktimeve të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet mund të organizohen më 31 maj ose më 7 qershor.
“Ne e konsiderojmë 7 qershorin si datën më të favorshme, megjithatë vendimi përfundimtar i takon presidentes”, u shpreh Radoniqi.
Ai shtoi se data zyrtare do të caktohet në vijim, duke nënvizuar rëndësinë që KQZ të ketë kohë të mjaftueshme për përgatitje. Sipas tij, edhe buxheti për organizimin e zgjedhjeve pritet të jetë i ngjashëm me atë të proceseve të kaluara.



Të tjera
Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë