Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh për Aleksandar Vlajiq, i dyshuar për veprat penale Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontoroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, është arrestuar para dy ditësh në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh.



Të tjera
Trepça siguroi titullin e kampionit, Kurti: Basketbolli është një nga xhevahirët e qytetit të minatorëve
Pamjet e turpshme nga Izraeli që po trondisin botën: cili është fati i aktivistit shqiptar nga Vlora?
Shkenca tregon çfarë duhet të bëjnë meshkujt, për të kryer më shpesh marrëdhënie intime