Noizy dhe Era Istrefi kanë bashkuar sërish forcat për një projekt të ri muzikor.
“Take a look” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë sjell të kompletuar edhe me videoklip.

Miksimi i këngës u bë nga SOS dhe tashmë e plotë ndodhet në platformën YouTube.
Dyshja kanë bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, me Erën që shfaqet në disa skena provokuese.

Kjo vjen pak ditë pas projektit të tyre “Ama” që ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube.
Të njëjtit së fundmi u komentuan për një afërsi në koncertin e Noizyt, ku la të dyshohet se mund të jenë më shumë se miq.



Të tjera
Përdorni birrë për shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës
Gratë që përdorin antibiotikë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës
Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?