Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përgëzuar Shqipërinë e cila ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Botërorë të vitin 2026 e mbylli e dytë në grup, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc nuk do të harrohet kurrë.
Ai ka uruar që Shqipëria e Kosova të sigurojnë pjesëmarrjen në botërorin që do të mbahet në ShBA, ku të dyja në fazën e playofit.
“Shqipëria, sikurse Kosova, e përmbyllë fushatën e dyta, duke kaluar tutje në fazën tjetër. Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc, përkundër ndalimit të pjesëmarrjes së tifozëve kuq e zi dhe të flamurit kombëtar, e nën brohoritjet e tifozëve serbë kundër Kosovës pikërisht nga qyteza që ne e njohim më së shumti për burgun famëkeq atje. Urojmë që me Shqipërinë të shihemi në Botëror! Shumë fat në ndeshjet e ardhshme!”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim