Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të enjten se në Kosovë nuk do të ketë konflikte, edhe pse siç thekson ai, kryeministri i Kosovës Albin Kurti provokon çdo ditë.
Vuçiq u tha gazetarëve duke komentuar deklaratën e ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, se përveç konfliktit në Lindjen e Mesme, ai i frikësohet krizës së Kosovës – se Kosova është një front potencialisht shpërthyes.
“Crusetto është njeri i zgjuar, por nuk shoh konflikte edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, t’i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre, për vendin tonë në Kosovë, për njerëzit tanë në çdo vend”, tha Vuçiq.
“Nuk parashikoj luftëra për Serbinë. Është koha për të jetuar në paqe dhe përparim. Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, deklaroi tutje Vuçiq.
Ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se Vuçiq dëshiron t’i ikë problemeve të veta.
Sipas tij, ai luan kartën e shovenizmit dhe nacionalizmit serb.
“Deklarata e presidentit serb kur ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë konflikt është gënjeshtër e kulluar, kjo pasi vet ai duke dashur t’i ik problemeve të brendshme të Serbisë që i ka me ekonominë, me politikën, me opozitën, me largimin e mbi një million qyetarëve serb nga Serbia bë kështu. Aleksandër Vuçiq luan kartën e shovenizmit dhe nacionalizmit serb që nuk i intereson fare fati i serbëve të Kosovës, por i përdor njëjt sikurse Millosheviçi dikur krahinën serbe në Kroaci deri në OLLUJEN KROATE kur i ikën pothuajse të gjithë forcat dhe qytetarët serbë nga territori i krahinës së Kninit”, deklaron Miftari.
Sipas tij, është fat që Kosova nuk ka qeverisje të kaluara.
“Politika e Vuçiqit dhe Daçiqit vjen nga përvoja e ish- pushtetit të Sllobodan Millosheviçit që dikur si Vuçiqi dhe Daçiqi ishin pjesë e lartë e qeverisë së pushtetit të kohës së Millosheviçit, njëjt dikur ai me Jogurt revolicionet e tij bënte lojëra të ndyra me serbët e Kosovës gjersa u shkatërrua Jugosllavia, tani të njëjtën lojë po tenton ta luajë Vuçiqi dhe Daçiqi, por vendi ynë duhet të instalojë dhe të ketë kujdes në studimin e ligjit në terr Kosovën është fat që tani nuk e kemi më si më herët kryeministrat, as kryetar dhe as qeveri e ministra të korruptuar, analfabeta politiqarë, kriminela me dosje të krimeve dhe agjentë sekret të shteteve jo mike ndaj Kosovës. Politikanë që vareshin e bashkëqeverisnin e punonin me listën terroriste serbe, me Veselinoviçat, Vulinat, Vuçiqat, Daçiqat e Radoiçiqat, kryetarë, kryeministra që flisnin në vesh me Vuçiqat e me Serbinë për ndarjen e Kosovës që nga pas lufta iu interesonte vetëm të pasuroheshin vetë pa qarë kokën për popullin dhe për Kosovën. Dhe ndjekja e terroristëve serbë të Beogradit dhe vendosja e ligjit në veriun e Kosovës dhe largimi apo zbehja e influencës serbo- ruse, por edhe franceze nga veriu i Kosovës është sukses, por edhe sanksionet e padrejta të vendosura ndaj Kosovës janë të kuptueshme se nga cili kënd vijnë edhe presidentja Osmani, nuk i tha emrat e shteteve që po pengojnë largimin e sanksioneve ndaj Kosovës, por e dimë se Orbani nga Hungaria dhe Franca janë shtetet që nuk duan t’i largojnë sanksionet kundër Kosovës, pasi janë të hidhëruar se ju ka dështuar politika pro serbe- ruse dhe franceze në Kosovë”, pohon Miftari.
Tutje, ai kërkon forcimin e Kosovës ushtarakisht dhe ekonomikisht.
“Kosova ushtarakisht e ekonomikisht duhet të forcohet dhe t’i forcojë shumë më shumë lobimet jashtë sidomos në SHBA, Evropë, pasi Serbia përmes dhjetëra e qindra milionëve dollarë para nga fonde e teza të shtetit serb e ka forcuar prezencën dhe propagandën kundër Kosovës në shumë qendra të vendimmarrjeve nëpër botë, sidomos në Amerikë dhe në Gjermani duke përdorur litiumin serb dhe pa harruar se ka influencë shumë më të hershme me Rusinë, Francën, Kinën, shtetet që ideologjikisht, ekonomikisht, ushtarakisht e politikisht janë pro serbe. Kosovë duhet të punojë shumë që të integrohet ushtarakisht sa më shpejt në NATO, por vetëm si shtet i pavarur, kurse hyrja në EU e ndarë të bëhet vetëm nëse nuk rrezikohet integriteti i Republikës së Kosovës”, përfundon ish-agjenti.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë