Deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë arritur të miratojnë raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve.
Pavarësisht që komisioni i përkohshëm që u formua në përbërje të Artan Abrashit LVV, Përparim Gruda PDK, Armend Zemaj LDK, Time Kadrijaj AAK-Nisma rekomandoi që të vazhdohet me punimet, raporti nuk kaloi.
“52 vota ishin për, 46 kundër dhe 11 abstenuan. Raporti i komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve nuk kalon”, tha Dehari. /Telegrafi/



Të tjera
Mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në Prishtinë
Salah shtyn vendimin për klubin e ri, fokusi i tij është vetëm Egjipti
Kosova kërkon të mos mbetet peng i dialogut me Serbinë në rrugën drejt BE-së