Finalja e Ligës së Kampionëve do të vazhdojë edhe për 30 minuta pasi PSG dhe Arsenal luajtën baras në kohën e rregullt të finales së madhe në Budapest.
Arsenal kaloi e para në avantazh me golin e Kai Havertz të realizuar në minutën e pestë të takimit, raporton KlanKosova.tv.
Gunners arritën ta mbajnë avantazhin në pjesën e parë të takimit, megjithatë në pjesën e dytë francezi Ousmane Dembele barazoi shifrat në minutën e 66-të të takimit.
Tutje, PSG kishte raste të tjera shënimi, por David Raya nuk lejoi që parisienët të shënojnë edhe një gol tjetër.
Fituesi i këtij dueli do mësohet pas kohës shtesë, eventualisht penalltive.



Të tjera
“Kujdes me votat nga diaspora – Ambasada në Francë tregon adresën e saktë për zarfet”
“Haradinaj nga Deçani: Të rënët janë themeli i lirisë së Kosovës”
“Skandal në Kllokot – mori pagë 7 vjet pa shkuar fare në punë, arrestohet zyrtari”