Fundjava ka sjellë një tjetër rritje të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës, ku mijëra qytetarë po kalojnë drejt Shqipërisë për të shijuar pushimet verore në bregdet.
Sipas të dhënave të autoriteteve kufitare, gjatë 24 orëve të fundit mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë hyrë dhe dalë 26.921 shtetas me rreth 8.022 automjete.
Në territorin shqiptar kanë hyrë 14.564 shtetas me 4.233 automjete, ndërsa kanë dalë 12.357 shtetas me 3.899 automjete.
Destinacioni kryesor i udhëtarëve mbetet bregdeti shqiptar, ndërsa shumë prej tyre shprehen se kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën ose pushimet e sezonit veror në vendin tonë.
Autoritetet parashikojnë që fluksi të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, teksa sezoni turistik po hyn në kulmin e tij dhe numri i pushuesve drejt bregdetit shqiptar vijon të rritet.



Të tjera
Lëvizje të forta në Bruksel, Biserko ‘godet’ Serbinë për dialogun me Kosovën: Ja skenari që po përgatitet!
Hajrulla Çeku: 7 qershori, dita për t’ia shuar opozitës “ëndrrën e pasurimit”
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova është zemër e Serbisë”