Numri i azilkërkuesve në Shqipëri gati u dyfishua vitin e kaluar. Po ashtu numri i atyre që kanë lënë shtetësinë shqiptare është rritur me 20 për qind në 2023 krahasuar me vitin 2022.
Sipas INSTAT referuar Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vitin 2023, rezultojnë 261 azilkërkues, duke shënuar një rritje, krahasuar me një vit më parë, ku kishim 125 azilkërkues.
Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, vërehet se numri më i lartë i azilkërkuesve është me origjinë nga Afganistani me 161 azilkërkues, duke vijuar me 38 azilkërkues nga Siria dhe 25 azilkërkues nga Iraku.
Gjatë vitit 2023 rezultojnë 14 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, nga këto raste 5 i përkasin shtetasve me origjinë nga Iraku, 4 i përkasin shtetasve me origjinë nga Afganistani dhe pjesa mbetur i përkasin shtetasve nga Siria dhe Palestina.
Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, muajt me më shumë aplikime kanë qenë Marsi, Shtatori dhe Tetori të cilët përbëjnë 46,0% të aplikimeve gjithsej.
Fitimi dhe lënia e shtetësisë Shqiptare
Në vitin 2023 rezultojnë 1.382 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar rënie me 9,5%, krahasuar me vitin 2022. Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se 796 janë meshkuj dhe 586 femra.
Në 2023 rezultojnë 870 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke shënuar një rritje me 20,7%, krahasuar me vitin 2022. Nga këto të dhëna vihet re një dominim i femrave me 53,2% kundrejt 46,8% e meshkujve që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare, vërehet se 74,7% e përbëjnë ato me origjinë nga Kosova, 7,2% me origjinë nga Turqia dhe 4,1% me origjinë nga Siria.
Gjatë 2023, 30,3% e personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare i përkasin grup-moshës 30-39 vjeç, e ndjekur nga grup-mosha 40-49 vjeç dhe 20-29 vjeç, respektivisht me 24,0% dhe 16,2%.
Për personat që kanë lënë shtetësinë Shqiptare, grup-mosha që dominon është 30-39 vjeç me 45,2%, e ndjekur me grup-moshën 20-29 vjeç dhe 40-49 vjeç respektivisht me 20,7% dhe 19,5%, raporton Monitor.
Të tjera
Qeqa Krelani pyet Federatën e Futbollit Shqiptar: FSHF, si po iu duket bashkëpunimi me FFS-në?
Haziri për Hysenin: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë që të dalë nga kjo situatë
Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, zyrtarisht prezantues të BBVK 3