Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka realizuar dërgesën e saj të parë mjekësore në Gaza në pothuajse katër muaj.
Shefi i OBSh-së, Tedros Ghebreyesus tha se nëntë kamionë që transportonin furnizime thelbësore mjekësore hynë atje nga Kerem Shalom.
Ai tha se kamionët mbërritën “pa asnjë incident, pavarësisht kushteve me rrezik të lartë përgjatë rrugës”, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Mbërritja e ndihmës vjen në mes të asaj që po konsiderohet si kolaps pothuajse total i sistemit shëndetësor të Gazës, të shkaktuar nga dëmet e shumta në infrastrukturën mjekësore dhe ndërprerja e furnizimeve farmaceutike.



Të tjera
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali
Ushtrime për punonjësit e zyrave