Sipas tij, kjo është një mundësi e artë për LDK-në dhe duhet që ta pranojë ofertën e Kurtit, pasi është në të mirë të partisë, por edhe të popullit.
Krahas kësaj, Geci potencoi edhe disa arsye të forta pse një koalicion ndërmjet LDK-së dhe VV-së do të ishte i dobishëm, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Oferta e Kryeministrit Albin Kurti për LDK-në është një mundësi e rëndësishme, jo vetëm për këtë parti, por edhe për të ardhmen e Kosovës. Kjo ofertë mund të shërbejë si një kthesë strategjike për LDK-në, për t’u rikthyer në rolin e saj themelor institucional, dhe për të avancuar proceset shtetformuese.
Ka disa arsye të forta pse një koalicion ndërmjet LDK-së dhe VV-së do të ishte i dobishëm:
1. Rruga e re politike e propozuar nga Kurti mund të sjellë LDK-në në një pozicion më të fortë. Duke qenë se LDK-ja ka ardhur nga një traditë institucionale e fortë dhe aktualisht po kalon një fazë të dobët elektorale, pjesëmarrja në qeveri mund të jetë një mënyrë për të rigjetur identitetin dhe fuqinë e saj politike.
Ky koalicion do t’i jepte LDK-së një mundësi reale për të fituar mbështetjen e bazës rugoviste, e cila gjithnjë ka kërkuar stabilitet, qartësi politike dhe orientim pro-institucional. Nëse LDK hyn në këtë koalicion me përkushtim të sinqertë për të çuar përpara proceset shtetërore dhe jo me qëllimin për t’u tërhequr me justifikime të shpejta, ajo mund të rifitojë kredibilitetin e humbur.
Përndryshe, një sjellje e pavendosur, si në rastin e koalicioneve të mëparshme, vetëm do ta dëmtojë më tej. Ky është një moment sprove për LDK-në: ose të rikthehet në institucionalizëm dhe përgjegjësi shtetërore, ose të mbetet peng i politikave destruktive të së kaluarës.
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve