Në Qendër Korrektuese të Dubravës këtë të shtunë zyrtarët korrektues kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje.
Ky operacion u realizua me synim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit, njofton Dukagjini.
“Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme të institucionit, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse. Në këtë aksion kanë dhënë mbështetje edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9”, thuhet një njoftimin e SHKK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se pas përfundimit të bastisjes, rezultoi se nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë operacionin me rezultat negativ.
Tutje, SHKK-ja ka falënderuar të burgosurit për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të këtij aksioni, i cili ka për qëllim vetëm rritjen e sigurisë dhe mbajtjen e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.



Të tjera
Pezullim misterioz nga FIFA, SHBA kërkon përgjigje pas eliminimit nga Botërori
Këshilla të nevojshme për shëndetin oral
Eden Hazard flet për garën e Këpucës së Artë në Kupën e Botës, tregon kush do ta fitojë