Presidentja Vjosa Osmani, nesër do t’i dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për RTKlive këshillëtari i Osmanit, Bekim Kupina.
“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator”, ka konfirmuar ai.
Më tej Kupina ka thënë se qëllimi është të mos bllokohet krijimi i institucioneve.
“Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”, tha ai.



Të tjera
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vlen
Fle vonë? Lexo pasojat dhe s’do ta bësh më